Në krah të Berishës/ Bylykbashi: Demokracia e brendshme nuk duhet të humbasë

Shqipëria

Në krah të Berishës/ Bylykbashi: Demokracia e brendshme nuk duhet të humbasë

Më: 29 shtator 2021 Në ora: 21:50
Oerd Bylykbashi

Deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi, i cili sot ishte bashkë me Berishën në qytetin e Durrësit  thotë se zhvillimet e fundit në kampin blu nuk duhet kurrsesi të ndikojnë në humbjen e demokracisë së brendshme.

“Zhvillimet e fundit na tregojnë qartë që jemi para problemeve, që lidhen me demokracinë e brendshme, gjë që është një problem i madh dhe ne duhet ta trajtojmë”, tha ai.

Ai theksoi se kryetari i partisë nuk mundet t’i ndalojë anëtarësisë të drejtën për t’u shprehur me votë, sepse kjo është një e drejtë që e përcakton statuti.

“Ajo që i referohemi vendimit të kryetrarit Basha për përjashtimin është vetëm fundi i kësaj që diskutojmë. Kemi dëgjuar, që kryetari thotë për moslejimin e votimit nga anëtarësia, por ky është një proces që është jashtë kontrollit të kryetarit dhe kjo është një e drejtë që e përcakton statuti”, shtoi ai.

Vendimin për të përjashtuar Berishën ai e cilëson si vendim të kryetarit dhe të pabazuar në statutin e Partisë Demokratike.

“Unë që atë natë kur u mor vendimi, që ai vendim ishte i kryetarit nuk përputhej me statutin. Nuk gjykoj që është një vendim që i ka bërë mirë PD-së”, theksoi ai

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat