SPAK e arrestoi, gjykata vendos për fatin e ish-drejtorit të RTSH-së

Shqipëria

SPAK e arrestoi, gjykata vendos për fatin e ish-drejtorit të RTSH-së

Më: 11 tetor 2021 Në ora: 15:15
Thoma Gëllçi

Gjykata e Posaçme ka vendosur që të pranojë kërkesën e SPAK-ut duke lënë në burg ish-drejtorin e RTSH-së Thoma Gëllçi, i cili u arrestua tre ditë më parë për një tender korruptiv. Bashkë me ish-drejtorin në burg janë lënë edhe tre vartësit e tij të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.

Por për çfarë tenderi bëhet fjalë?

SPAK akuzon se Gëllçi ka shpërdoruar detyren me tenderin më vlerë rreth 87 milionë lekë për blerjen e pajisjeve për kanalin televiziv “Rtsh Agro”. Në dosjen hetimore të siguruar nga gazetari Ermal Vija rezulton edhe një raport i KLSH-së ku renditen shkeljet e Gëllçit dhe tre anëtarëve të KVO-së, të cilët po ashtu janë arrestuar.

Sipas KLSH-së, Gëllçi ka autorizuar realizimin e tenderit për blerjen e pajisjeve të “Rtsh Agro” kur ky kanal nuk kishte marrë ende miratimin nga AMA. Madje, sipas KLSH-së, tenderi u zhvillua një vit para se AMA të jepte miratimin për ‘Rtsh Agro” dhe dy vjet para se të fillonte aktivitetin ky kanal duke nxjerrë në pah qartësisht abuzimin me detyrën nga ish-drejtori.

Po ashtu, KLSH ka konstatuar sipas SPAK se oferta e dhënë nga kompania e shpallur fituese nuk përmbushte kriteret dhe duhej skualifikuar që në fillim, por në vend të këtij vendimi, Gëllçi dhe tre anëtarët e KVO-së e kanë shpallur tenderin të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat