Vodhën 6500 lekë nga kishat në Korçë, dy të miturit procedohen penalisht

Shqipëria

Vodhën 6500 lekë nga kishat në Korçë, dy të miturit procedohen penalisht

Më: 11 tetor 2021 Në ora: 15:57
Foto Ilustrim

Policia ka arritur që të zbardhë vjedhjet në tre kisha, ngjarje të ndodhura dy ditët e fundit, në fshatrat e Korçës.

Kështu janë proceduar penalisht dy autorët e dyshuar, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.

Dy të miturit rezulton se kanë vjedhur rreth 6500 lekë të reja në 2 kisha të ndryshe dhe më pas kanë tentuar që të vjedhin edhe një të tretë.

“Në tre fshatra të rrethit të Korçës pas vjedhje së kishave policia bëri të mundur të mundur identifikimin e autorëve të dyshuar dhe filluan procedimin penal në ngarkim të tyre konkretisht shtetasve A. S., 17 vjeç (i dënuar më parë për vjedhje) dhe D. S., 16 vjeç, banues në fshatin Goskovë, Korçë. Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur në kishën e fshatit Ravonik 5000 lekë dhe një kasafortë metalike, në kishën e fshatit Porodinë 1500 lekë, si edhe kanë tentuar të vjedhin një objekt kulti në rrugën Polenë-Dërsnik.” – njofton policia.

Në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe sekuestruan prova që dokumentojnë autorësinë e dy shtetasve në këto vepra penale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat