Avokati i Thoma Gëllçit apelon vendimin e GJKKO

Shqipëria

Avokati i Thoma Gëllçit apelon vendimin e GJKKO

Më: 14 tetor 2021 Në ora: 11:55
Thoma Gëllçi

Avokati mbrojtës i ish-drejtorit të përgjithshëm të RTSH-së, Thoma Gëllçi, Dorian Metalia ka apeluar vendimin e gjykatës për vendosjen ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Sipas tij,  masa ndaj Gëllçit është në kundërshtim me ligjin, pasi pretendohet se Gëllçi nuk është i përfshirë në tenderin e RTSH AGRO.

Por një tjetër pretendim është se vepra penale për të cilën ai akuzohet nuk është kompetente Gjykata e Posaçme.

Ish drejtori i RTSH-së, Thoma Gëllçi u arrestua pak ditë më parë me akuzën e shpërdorimit të detyrës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat