Gledis Nano merr vendimin e parë që pas emërimit në detyrën e re

Shqipëria

Gledis Nano merr vendimin e parë që pas emërimit në detyrën e re

Më: 14 tetor 2021 Në ora: 20:12
Gledis Nano

Kreu i ri i policisë së shtetit, Gledis Nano, në vendimin e tij të parë, ka vendosur që t'u jepet detyrimi i prapambetur financiar të gjithë efektivëve të policisë, për orët shtesë dhe jashtë orarit që kanë mbetur pa paguar përgjatë viteve.

Nano ka kërkuar drejtorëve që të përllogarisin orët jashtë orarit të punës për të gjithë policët e vjetër ndër vite.

Sipas tij, paratë do të merren nga fondet e policisë por edhe nga paratë e konfiskuara nga krimi.

Deri më tani 4 drejtorë policie kanë dorëzuar listën e punonjësve të tyre në Financën Qendrore të Policisë, ndërsa të tjerat janë ende në proces të përpilimit të listave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat