Berisha mbush 77 vjeç: Jam në një mision vendimtar për fatin e PD

Shqipëria

Berisha mbush 77 vjeç: Jam në një mision vendimtar për fatin e PD

Më: 15 tetor 2021 Në ora: 09:18
Sali Berisha

Lideri historik demokrat, Sali Berisha, mbush sot 77 vjeç.

Në një postim në Facebook, ai thotë se është më i motivuar se kurrë.

Berisha shton se është në një mision të ri vendimtar për fatin e PD dhe demokracisë në vend.

Postimi i plotë:

Sot 77 vjeç!

Miq, sot jam 77 herë i lumtur sepse kjo ditëlindje më gjen:

- Më të motivuar se kurrë në mbrojtjen e të vërtetave që unë besoj dhe,

- Në një mision të ri, jetik dhe vendimtar për fatin e Partisë Demokratike dhe demokracisë në Shqipëri!

Mirënjohje të pakufishme të Gjithëfuqishmit, familjes time, miqve dhe mbështetësve të mi në Shqipëri dhe kudo që janë, të cilët me besimin dhe mbështetjen e tyre bëjnë të mundur të përmbushim së bashku këtë mision! Lavdi Zotit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat