Meta telefonon Berishën, zbulon urimin e veçantë për ditëlindje

Shqipëria

Meta telefonon Berishën, zbulon urimin e veçantë për ditëlindje

Më: 15 tetor 2021 Në ora: 12:17
Ilir Meta

Në familjen Berisha sot është një ditë feste, pasi ish-kryeministri feston 77-vjetorin mes shumë mesazhesh dhe urimesh.

Presidenti Ilir Meta shkruan në një postim në Facebook se ka uruar përzemërsisht ish-aleatin e tij në vitet 2009-2013.

Postimi:

Sot e urova përzemërsisht Prof. Dr. Sali Berishën me rastin e 77-vjetorit të lindjes!

Për më tepër, që numri 77 sipas Biblës është edhe simbol i përsosmërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat