Tenderin 5.9 mln lekë e merr po e njëjta kompani

Shqipëria

Tenderin 5.9 mln lekë e merr po e njëjta kompani

Më: 15 tetor 2021 Në ora: 15:30
Foto ilustrim

Rrëzimi i kritereve të vendosura prej Tirana Parking në tenderin për vijëzimin e rrugëve, nuk i ka hapur rrugë konkurrencës.

Edhe pas rihapjes së procedurës për fundin 5.9 milionë lekë ka marrë pjesë në garë vetëm një kompani.

Në këtë mënyrë sipas dokumenteve zyrtarë kontratën do ta marrë SISI AL e njëjta ndaj së cilës u bë ankimimi në komisionin e prokurimit publik në muajin korrik.

Ishte subjekti “Signs and road safety” që ankimoi dokumentet me pretendimin se kriteret ishin të qëllimshme duke kërkuar rishikimin e specifikimeve që lidheshin me modelin e makinerive  si dhe heqjen e kushtit për një licence specifike pasi për punime të tillë.

Pas rrëzimit të kësaj ankese nga Tirana Parking, dosja shkoi në KPP ku u shqyrtua ne themel duke i dhënë të drejtë këtij subjekti. 

Por dhe pas kësaj në prokurim nuk kanë shprehur interes operatorë të tjerë çka ka bërë që edhe ky tender t’i bashkohet të tjerëve për prokurime pa garë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat