Mblidhet nesër për herë të parë Komisioni Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit

Shqipëria

Mblidhet nesër për herë të parë Komisioni Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 15:22
Foto ilustrim

Ditën e hënë do të mblidhet për herë të parë Komisioni Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se mbledhja do të zhvillohet ditën e hënë në orën 15:00

Ndërkohë kujtojmë se Komisioni është propozuar nga Partia Demokratike për të hetuar paligjshmërinë e zgjedhjeve të 25 prillit.

Pjesë e komisionin të hetimit do të jenë 15 anëtarë nga partia Socialiste dhe Demokratike kryesisht.

1. Enkelejd Alibeaj Kryetar PD
2. Toni Gogu Zëvendëskryetar PS
3. Klotilda Bushka anëtare PS
4. Blerina Gjylameti anëtare PS
5. Aurora Mara anëtare PS
6. Klevis Xhoxhi anëtar PS
7. Nasip Naço anëtar PS
8. Petro Koçi anëtar PS
9. Bardhyl Kollçaku anëtar PS
10.Gazmend Bardhi anëtar PD
11. Oerd Bylykbashi anëtar PD
12. Ferdinand Xhaferraj anëtar PD
13. Ervin Salianji anëtar PD
14. Kreshnik Çollaku anëtar PD
15. Petrit Vasili anëtar deputet i pavarur

1. Xhemal Qefalia anëtar zëvendësues PS
2. Etjen Xhafaj anëtar zëvendësues PS
3. Arbi Agalliu anëtar zëvendësues PD
4. Lindita Metaliaj anëtare zëvendësuese PD.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat