Ambasada amerikane ndriçohet rozë për rëndësinë e këtij muaji për gratë

Shqipëria

Ambasada amerikane ndriçohet rozë për rëndësinë e këtij muaji për gratë

Më: 18 tetor 2021 Në ora: 10:31
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë është ndriçuar në rozë mbrëmjen e kaluar për të nderuar muajin Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit.

Në një postim në rrjetet sociale, ambasada thekson se ky është një mesazh për të nënvizuar rëndësinë e edukimit të grave dhe vajzave se si mund të zbulojnë kancerin sa më herët.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara është ndriçuar rozë në nder të Muajit të Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit, një mesazh për të nënvizuar rëndësinë e edukimit të grave dhe vajzave se si mund të zbulojnë kancerin sa më herët dhe të jetojnë jetë të shëndetshme.

Në Shqipëri, më shumë se 700 gra diagnostikohen me kancerin e gjirit çdo vit dhe një e treta e tyre humbasin jetën. Zbulimi i hershëm bën ndryshim shumë të madh në trajtim dhe mbijetesë. Mbroni veten, bëni mamografinë!” shkruan ambasada.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat