Zheji paralajmëron ‘tërmet’ brenda PD-së

Shqipëria

Zheji paralajmëron ‘tërmet’ brenda PD-së

Më: 18 tetor 2021 Në ora: 15:54
Artur Zheji

Artur Zheji u shpreh sot në rubrikën ‘Opinion, se ish-kryeministri Sali Berisha me veprimet e tija po destabilizon PD-në.

“Kemi në njërin krah Edi Ramën, me një mazhorancë të madhe, transversale. Kemi një makineri gjigante të mbledhjes së votave, kemi një qeveri mediokre. Unë takoj ministra që nuk i njoh. Kemi një copëzim real të PD. Mendoj se egoizmi i shpalosur nga doktor Berisha, si nevojë e madhe ekzistenciale, mendoj se është e stilit “nëse unë kërcënohem, le të bëhet qamet”. Këtu mendoj se halli i doktorit është shumë i madh, por i PD është edhe më i madh.

Destabilizimin ai (Berisha) e ka shkaktuar tashmë. Ai do të kontrollojë PD dhe përmes saj të ulet si negociator me autoritet politik, dhe të thotë se nuk mund ta trajtojnë si keqbërës. Pengesa për këtë ka qenë Lulzim Basha.

Jam dakord me veprimet e Bashës, sepse nuk do të donim një zënkë mes “babait dhe djalit”. Nuk do të ishte një spektakël i mirë as për ata, as për PD.”, tha Zheji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat