Rritja e infektimeve, Manastirliu u jep urdhër inspektorateve

Shqipëria

Rritja e infektimeve, Manastirliu u jep urdhër inspektorateve

Më: 18 tetor 2021 Në ora: 18:32
Ogerta Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu kërkon riorganizimin e inspektorateve dhe forcimin e kontrolleve anti-COVID në territor.

Ditën e sotme, ministrja ka zhvilluar një takim me drejtuesit e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor duke ua bërë të qarta kërkesat.

“Me drejtuesit e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor kërkova riorganizimin e strukturave të inspektimit në territor, në funksion të monitorimit të zbatimit të masave antiCovid si dhe forcimin e kontrolleve në strukturat e ofruesve të shërbimeve publike dhe jo publike me qëllim garantimin e standardeve të cilësisë” mbyllet postimi.

Prej shtatorit, me hyrjen e stinës së vjeshtës në Shqipëri janë rritur numrat e të infektuarve dhe viktimave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat