Ambasadorja Yuri Kim mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-Sekretarit Amerikan

Shqipëria

Ambasadorja Yuri Kim mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-Sekretarit Amerikan

Më: 18 tetor 2021 Në ora: 19:22
Ambasadorja Yuri Kim dhe Colin Powell

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-Sekretarit Amerikan Colin Powell. Në një postim në Twitter, diplomatja Kim shkruan se Powell ishte mishërimi i një amerikani të madh që ia kushtoi jetën e tij shërbimit të vendit dhe të të tjerëve.

Më tej Kim shkruan se çfarëdo sfide që dilte përpara, Powell do i jepte këshillat më të mira Presidentit që ta çonte kombin drejt një zgjidhjeje.

Duke kujtuar kohën që ka punuar në sekretarinë e tij, Kim thotë se Poëell pavarësisht angazhimeve që kishte, ai gjente kohën për t’i dhënë nxitje atyre që e rrethonin.

Postimi i ambasadores Yuri Kim:

Colin Powell ishte mishërimi i një amerikani të madh, një njeriu që ia kushtoi jetën shërbimit të vendit tonë dhe inkurajimit të të tjerëve që të bëjnë të njëjtën gjë. Çfarëdo sfide që kishte, të cilat ishin të shumta, ai u përpoq t’i jepte Presidentit këshillën e tij më të mirë dhe ta çonte kombin drejt një zgjidhjeje. Unë kisha privilegjin të punoja për të në sekretarinë e tij dhe pashë nga afër se si ai i dha të gjitha. Dhe aq i zënë sa ishte, ai gjithmonë gjente kohë për t’i dhënë një nxitje të vogël atyre që e rrethonin, për të na kujtuar nderin dhe përgjegjësinë e veçantë të shërbimit publik. U preft ne paqe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat