Punimet në Unazën e Re, ARRSH: Nesër në mbrëmje devijohet trafiku

Shqipëria

Punimet në Unazën e Re, ARRSH: Nesër në mbrëmje devijohet trafiku

Më: 18 tetor 2021 Në ora: 21:03
Foto ilustrim

Nesër në mbrëmje do të bëhet devijimi i trafikut në zonën e Unazës së Re, për shkak të punimeve që po bëhen. Lajmi është bërë i ditur nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ ARRSH shkruan se në vendin që ndahen rrugët për Unazë të Re dhe Yzberisht, automjetet që do të shkojnë në zonën e pallateve do të devijojnë djathtas në rrugën paralele.

Njoftimi i ARRSH-së:

Ditën e martë, datë 19.10.2021, në darkë do të bëhet devijimi i trafikut në zonën e Unazës së Re, në sajë të vazhdimit të ecurisë së punimeve në rrugën kryesore krahu i djathtë. Aty ku ndahen sot rrymat e trafikut për Unazë të Re dhe Yzberisht automjetet që kanë për destiancion zonën e pallateve do të devijojnë djathtas në rrugën paralele, me të cilën janë lidhur të gjitha rrugicat ekzistuese (Rruga Mikel Maruli, Rruga Aleskandri i Madh dhe Bulevardi Migjeni). Është bërë vendosja e sinjalistikës përkatëse dhe në këtë aks është i ndaluar parkimi i automjeteve. Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të mjeteve dhe të banorëve!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat