Ish-deputetja e PS emërohet në krye të spitalit të Traumës

Shqipëria

Ish-deputetja e PS emërohet në krye të spitalit të Traumës

Më: 19 tetor 2021 Në ora: 17:16
Edlira Bode

Spitali i Traumës apo siç njihet ndryshe Spitali Ushtarak në Tiranë, nga sot do të ketë drjetues të ri.  Burime për gazetaren Ema Shazivari bëjnë me dije se në krye të spitalit është emëruar ish-deputetja e PS Edlira Bode. Bode zë vendin e Arben Zenelajt i cili e mori këtë detyrë në vitin 2017.

Kush është Edlira Bode? Gjatë viteve 2017 – 2021 ajo ka mbajtur mandatin e deputetes në Kuvendin e Shqipërisë për Qarkun e Korçës, si anëtare e Komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, periudhë gjatë së cilës ka qenë mbështetëse dhe promovuese e një sërë ligjesh të lidhura me shëndetin, profesionet mjekësore dhe mbrojtjen sociale.

Bode ka kryer studimet e larta në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Tiranës dhe ato pasuniversitare në otorinolaringologji në Universitetin e Genova-s, Itali, duke marrë titullin Mjeke Specialiste Otorinolaringologe.

Ka shërbyer, për disa vite, si Mjeke e Përgjithshme dhe e Familjes pranë Shërbimit Shëndetësor Parësor në qytetin e Bilishtit dhe në disa qendra shëndetësore të Rrethit të Devollit. Në vitet 2008 – 2016 ka punuar si Mjeke Specialiste Otorinolaringologe në Spitalin Rajonal të Korçës. Zj. Bode ka drejtuar në vitet 2015 – 2016 Urdhrin e Mjekëve për Qarkun e Korçës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat