Raporti i Progresit/ Rama: Në Evropë tani nuk ka oreks për zgjerim

Shqipëria

Raporti i Progresit/ Rama: Në Evropë tani nuk ka oreks për zgjerim

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 09:51
Foto nga konferenca

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri Luigi Soreca ka folur për Raportin e Progresit të Komisionit Evropian.

“Vjen një grup deputetësh. Shfaqet një grup nga ana tjetër nxjerrin probleme që janë të lidhura në vendet e tyre. Nuk mund të mos i marrim parasysh por nuk ka krahasim me çfarë përfaqëson raporti sa i përket objektivitetit. E vulos se Shqipëria vjen nga një proces zgjedhor me standarde.

Që të jemi të qartë nuk është një dokument që bën vlerësime pozitive, por që nxjerr në pah sfidat problemet dhe çështjet që duhen adresuar për të përparuar.

Përtej progresit që ka bërë, nuk është një vend që mund të bëhet sot anëtare edhe sikur të donin të tjerët që nuk e duan se Evropa për tani nuk ka oreks për zgjerimin”, tha Rama.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat