Korrupsioni në institucionet shtetërore, ministri: Strukturë koordinatorësh në bashkëpunim me SPAK dhe prokuroritë

Shqipëria

Korrupsioni në institucionet shtetërore, ministri: Strukturë koordinatorësh në bashkëpunim me SPAK dhe prokuroritë

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 15:26
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka komunikuar ditën e sotme se do të ngrihet një strukturë që do të kontrollojë korrupsionin në institucionet shtetërore.

Sipas tij grupi i koordinatorëve do të shtrihet në 47 instituccione. Kjo strukturë do të mbështetet ngf SPAK dhe prokuroritë e vendit

“Është një nga hapat më të rëndësishëm rregullatorë dhe institucionalë që ka ndërmarrë qeveria në luftën kundër korrupsionit. Një rrjet koordinatorësh do shtrihet në 47 institucione shtetërore ku ofrohen shërbime për qytetarësh, trajtim të të gjitha rasteve korruptive. Do të bashkëpunojnë dhe bashkërendojnë punën me të gjitha organet ligjzbatuese, me prokurorinë dhe SPAK.

Komisioni do të ushtrojë veprimtari parandaluese. Praktikat korruptive, institucionet me shkallë të lartë korrupsioni. Drejtoria e përgjithshme Antikorrupsion do të ketë veprimtari ndërgjegjësuese, trajnime, kurrikula, sensibilizim i i qytetarëve për pasojat e korrupsionit në Shqipëri. Do ketë bashkëpunim e ministritë e linjës dhe agjencitë ku do të shtrihet rrjeti. Bashkëpunimi thelbësor do jetë me agjencitë ligjzbatuese, me SPAK, me drejtorinë e pastrimit të parave. Thelbi do të jetë luftë kundër korrupsioni, një administratë publike efiçente. Unë do të jem drejtori kombëtar i korrupsionit që do t’ju transmetoj të rejat”, tha ministri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat