Zbardhet si u grabit sot noteri i njohur, i lidhën djalin dhe gruan: Na jep 100 mijë euro, ose…

Shqipëria

Zbardhet si u grabit sot noteri i njohur, i lidhën djalin dhe gruan: Na jep 100 mijë euro, ose…

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 15:55
Ilustrim

Detaje të reja janë zbardhur nga grabitja nën kërcënimin e armëve mëngjesin e sotëm në apartamentin e noterit Th.Koçi.

Mësohet se po këqyret vendi për të mbledhur kamerat e sigurisë në zonë. Dalja e qytetit po kontrollohet nga një postbllok i ngritur enkas nga forcat “Shqiponja”.

Grabitësit mësohet se i kanë kërkuar noterit 100 mijë euro, ndoshta me idenë që kjo shumë ka qenë brenda në banesë, por noteri i ka dhënë vetëm 20 milionë lekë të vjetra që kishte aty. Ata kanë marrë çelësat e një mjeti “Range Rover” Vogue dhe një automjeti “Mercedes-Benz”, në pronësi të noterit, por kur kanë dalë nga banesa, nuk i kanë marrë mjetet.

Po hetohet edhe një pistë tjetër, ajo për shkak të detyrës, pasi noteri prej kohësh është nën hetim nga Prokuroria e Sarandës për “shpërdorim detyre” si i përfshirë në disa shit-blerje të paligjshme dhe të falsifikuara apartamentesh në Sarandë. Ai ka qenë në banesë me bashkëshorten dhe djalin, ku grabitësit kanë hyrë me kallashnikov, i kanë lidhur dhe ju kanë marrë paratë. Ndërkohë, mësohet se bashkëshortja e noterit ka qenë drejtoreshë banke më herët.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat