Mimi Kodheli: Pse vettingu për politikën duhet pranuar

Shqipëria

Mimi Kodheli: Pse vettingu për politikën duhet pranuar

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 22:26
Mimi Kodheli

Mimi Kodheli, kryetare e Komisionit Parlamentar për Marrëdhëniet me Jashtë u shpreh optimiste për nismë e opozitës mbi vettingun e politikanëve.

Deputetja e Partisë Socialiste foli për nevojën e një kontrollit të gjithë klasës politike që ka qenë protagoniste në vend gjatë tre dekadave të fundit.

“Që kur miratuam reformën në drejtësi ne e dinim që do të vinte dita që edhe politikanët do të kalojnë në sitën e vetingut. Jam krejt e hapur dhe dëshirëplotë që ta pranoj këtë gjë që vjen si krejt natyrshëm dhe që duhet absolutisht bërë”, tha zKodheli.

Deputetja e PS saktësoi që vetingu nuk duhet të kryhet vetëm për politikanët aktivë por të zgjerohet rrethi.

“Në gjykimin tim protagonistët e politikës duhet të kalojnë të gjithë në veting. Për mua do të ishte e saktë që të kalonin politikanët e 30 viteve të fundit”, deklaroi Mimi Kodheli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat