Duma: Nëse Basha e bën këtë lëvizje, do të ishte një batërdi e vërtetë!

Shqipëria

Duma: Nëse Basha e bën këtë lëvizje, do të ishte një batërdi e vërtetë!

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 23:22
Grida Duma

Deputetja Grida Duma, teksa ka komenutar çështjen e Sali Berishës, dhe faktin se si do duhej të sillej në këtë histori kreu i PD, tha se Basha e ka përgjegjësinë që të mos e hap këtë “betejë” ndaj Berishës.

“Është parandalimi i një dëmi të madh, unë  e shoh kështu që këtu Basha, e ka përgjegjësinë që të mos hapi një betejë ndaj Berishës, e cila nuk është as e nevojshme as maturë politike, sikur të bënte këtë do të ishte një batërdi e vërtetë.

Duma tha se në këtë rast ka preferuar të hesht dhe të mos përfshihet në një bisedë e cila ul standardin total të familjes së saj politike.

“Unë kurrë nuk do të përfshihem në një bisedë e cila ul standardin e familjes time politike, kush do ta bëj, kjo është zgjedhje, por jo e suksesshme”, tha Duma për MCN Tv.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat