Nishani për Bashën: Po luan teatër, ja pse nuk arrihet

Shqipëria

Nishani për Bashën: Po luan teatër, ja pse nuk arrihet

Më: 21 tetor 2021 Në ora: 16:33
Bujar Nishani

Partia Demokratike depozitoi ditën e mërkurë në Kuvend 3 amendamentet e saj, ku propozonte vetting në politikë, reformë të re territoriale dhe reforma zgjedhore.

Vettingu në politikë ka qenë një nga çështjet më të diskutuara, ndërsa vetë kreu i PD Lulzim Basha ka pranuar që hetimi të nisë nga vetë ai i pari.

Lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe ish presidenti Bujar Nishani, i cili u shpreh se Basha po luan teatër me këtë çështje.

Nishani deklaroi se PD nuk i ka e vetme votat për të miratuar këtë propozim, ndërsa shtoi se kryeministri Edi Rama nuk do e votonte kurrë vetingun në politikë.

“Është teatër kjo e Bashës sepse dihet që PD nuk i ka votat në parlament. Nëse do të kishte një nismë, Basha duhet të kishte nisur procedurat për referendumin mbarëpopullor. Të bëhej një vetting i vërtetë dhe jo nga institucionet e kapura”, tha Nishani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat