​6 viktima nga COVID-19 sot në Shqipëri

Shqipëria

​6 viktima nga COVID-19 sot në Shqipëri

Më: 21 tetor 2021 Në ora: 18:35
Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë njofton se 6 persona të tjerë kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërkohë që rastet e reja me Covid-19 janë 566, nga 3677 testime të kryera. Ndërkohë, 513 persona janë shëruar në 24 orët e fundit.

Janë kryer 3677 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 566 qytetarë, në këto bashki: 262 në Tiranë, 48 në Fier, 27 në Durrës, 17 në Shkodër, 16 në Kamëz, 14 në Berat, nga 13 qytetarë në Vlorë, Lushnje, 12 në Gjirokastër, 11 në Krujë, 9 në Sarandë, nga 8 qytetarë në Lezhë, Patos, Mallakastër etj.

Janë 6444 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 137 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID, 6 qytetarë: tre qytetarë nga Tirana të moshave 69-79 vjeç, një qytetar nga Fieri 57 vjeç, një qytetare nga Vlora 64 vjeçe, një qytetar nga Berati 82 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 513 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 170.730.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 180.029 raste pozitive, prej tyre 170.730 janë shëruar, 6444 janë raste aktive, ndërsa betejën me sëmundjen infektive e kanë humbur 2.855.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat