Babai i dënuar për trafik? Flet deputetja Hoti

Shqipëria

Babai i dënuar për trafik? Flet deputetja Hoti

Më: 22 tetor 2021 Në ora: 00:47
Elda Hoti

Deputetja Elda Hoti mohon pretendimet e ngritura në KQZ nga shtetasi Llesh Nikolli se në formularin e dekriminalizimit ka ndryshuar emrin e të atit për të fshehur të shkuarën kriminale të tij si i dënuar për trafik qeniesh njerëzore.

“Unë nuk kam ndryshuar kurrë gjeneralitete, as nuk kam fshehur, se nuk kam asgjë, për të fshehur. Kam respektuar me përpikmëri ligjin për dekriminalizimin dhe jam në politikë, për të mbështetur dekriminalizimin e mëtëjshëm të politikës. Nuk kam pranuar në asnjë moment të jetës time, as të korruptohem, as nuk kam marrë ndonjë tender. As nuk kam qenë ndonjëherë në pushtet që të abuzoj”, shprehet ajo përmes një postimi në Facebook.

E përfshirë në listat e PD-së, por si pjesë e Partisë Republikane, Hoti thotë se në fushatë ka kërkuar vota për Partinë Demokratike.

“Unë vij nga familje e të përndjekurish politik. Sot, nuk do të lejoi askënd të mundohet të më bëj të ndihem e “persekutuar”. Nuk kam bërë ndonjë krim, që të më bëhët gjyq publik, as politik. Babai im, ka patur një jetë plot sfida dhe kurrë nuk u dorëzua. Unë jam bija e tij, që kurrë nuk do dorëzohem ndaj askujt dhe gjithë jetën time do mundohem ta bëj krenar, ashtu siç jam unë për të. Unë jam Elda Hoti! Krenare, për emrin dhe mbiemrin tim. Krenare për familjen time dhe prejardhjen time”, vijon ajo.

Llesh Nikolli i është drejtuar KQZ-së me ankesë, duke akuzuar deputeten që zëvendëson Mark Markun e dorëhequr se ka fshehur ndryshimin e emrit të babai të saj nga David në Artan Hoti. Ajo e quan “komunist” ankuesin dhe thotë se do të vazhdojë të jetë në politikë me mision pastrimin e saj nga komunistët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat