Muzhaqi: Buxhet për informatikën, vitin tjetër 1 mijë kodues

Shqipëria

Muzhaqi: Buxhet për informatikën, vitin tjetër 1 mijë kodues

Më: 22 tetor 2021 Në ora: 18:29
Bora Muzhaqi

Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së qeverisë, ministrja për Rininë dhe Fëmijët në Shqipëri, Bora Muzhaqi, deklaroi se  në fokus do të jetë zgjidhja e problematikave të laboratorëve nëpër shkollat dhe universitetet e vendit.

Ajo tha se do të ketë një buxhet për koduesit e rinj në lëndën e informatikës  si dhe buxhet për aktivitetet që do të zhvillohen në Tiranë gjatë këtij viti.

Bora Muzhaqi: "Për herë të parë kemi vendosur në dispozicion një fond në dispozicion të politikave për fëmijët. Sot do i japim zgjidhje një prej problematikave, laboratorëve.

Kemi vendosur të vendosim laboratorët e teknologjisë dhe të shkencave. Projekt i veçantë është edhe për pjesën e arteve dhe zejeve që do përfshijë dhe pjesën  sportive dhe redaktimin formatit të informatikës. Po punojmë për një program për koduesit e rinj. Pritet që vitin tjetër të ketë rreth 1 mijë kodues për të cilën është alokuar dhe një projekt i veçantë. Do kemi në Tiranë Qendrën Kombëtare  Kulturore e fëmijëve. Kemi alokuar një buxhet që do të përdoret për të kryer aktivitetet".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat