Rriten pagat për punonjësit e policisë së burgjeve

Shqipëria

Rriten pagat për punonjësit e policisë së burgjeve

Më: 22 tetor 2021 Në ora: 18:46
Manja

Ministri i Drejtësisë ka bërë me dije se do të rriten pagat për punonjësit e policisë së burgjeve. 

Në një deklaratë për mediat pas miratimit të projekt-buxhetit për vitin 2022, Manja thotë se qveria ka vendosur që punonjësit e strukturës anti-korrupsion në Ministrinë e Drejtësisë të jenë të mirëpaguar me trajtim financiar të posaçëm, në mënyrë që të mos tunden nga korrupsioni 

Ulsi Manja: "Projekt Buxheti ka dy lajme të mira edhe për Ministrinë e Drejtësisë. Do rriten pagat për punonjësit e policisë së burgjeve duke i barazuar për gardë dhe për funksion me punonjësit e policisë së shtetit. Lajmi i dytë i mirë ka të bëjë me suksesin e luftës  kundër korrupsionit. Para dy ditësh miratuam krijimin e drejtorisë anti-korrupsion. Sot me këtë buxhet për të ruajtur integritetin e kësaj strukture, njësia përgjegjëse në Ministrinë e Drejtësisë do të ketë një trajtim financiar për të mos u tunduar nga korrupsioni me qëllim luftën frontale ndaj korrupsionit". 

Po ashtu  koordinatorët e rrjetit anti-korrupsion qtë do të operojnë në 47 institucione do të paguhen njësoj sa zv/drejtori i institucionit ku ata do të vendosen për të monitoruar.

Ulsi Manja: "Ndërsa koordinatorët e rrjetit anti-korrupsion në 47 institucione shtetërore do jenë të mirëpaguar dhe në strukturë do jenë të barabartë me zv/drejtuesin e institucionit që do monitorojnë.  Përfituese është edhe drejtoria e kodifikimit të Ministrisë së Drejtësisë".

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat