Emërohet drejtori i ri i Tatimeve

Shqipëria

Emërohet drejtori i ri i Tatimeve

Më: 23 tetor 2021 Në ora: 11:41
Ceno Klosi

Ceno Klosi është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve.

Vendimi i plotë:

EMËRIMIN E DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË TATIMEVE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 17, të ligjit nr.9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Ceno Klosi emërohet në detyrën e drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve.

Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat