Konflikt mes dy afganëve në Shëngjin, gruaja plagosë të dashurin

Shqipëria

Konflikt mes dy afganëve në Shëngjin, gruaja plagosë të dashurin

Më: 23 tetor 2021 Në ora: 21:34
Foto ilustrim

Një incident plagosjen e një personi ka ndodhur në një hotel në Shëngjin, ku janë strehuar refugjatë afganë.

Një grua afgane, e moshës 26 vjeç, ka plagosur me thikë bashkëjetuesin e saj 33-vjeçar, pas një konflikti të çastit, konfirmoi Policia në një njoftim zyrtar.

I plagosuri është jashtë rrezikut për jetën, por është dërguar për kujdes mjekësor në spitalin rajonal të Lezhës.

Ndërkohë, autoritetet po punojnë për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat