Vrasja mafioze e Demir Baçkës/ Autorët djegin makinën

Shqipëria

Vrasja mafioze e Demir Baçkës/ Autorët djegin makinën

Më: 23 tetor 2021 Në ora: 22:54
Vrasja mafioze e Demir Baçkës/ Autorët djegin makinën

Ende asnjë shenjë nga autoret e vrasjes se shtetasit Demir Backa ne Fier.

FNSH po kreh disa zona te Fierit, ndersa u be e ditur se autoret kane djegur makinen tip BENZ ne fshatin Daullas.

57 vjeçari Demir Backa ishte brenda ne makinen e tij tip “Audi” afer nje qendre tregtare kur u qellua me bresheri automatiku, plumba qe i moren jeten.

Fier/Informacion paraprak

Sot rreth orës 20:40, në vendin e quajtur “Rrethrrotullim i QTU_së”, dyshohet se nga një automjet tip “Benz” është qëlluar me armë zjarri shtetasi D. B. 57 vjeç, i cili ishte brenda automjetit të tij tip “Audi” dhe si pasojë e plagëve të mara ka ndërruar jetë në spitalin e Fierit.

Menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, Forca e Posacme “Shqiponja” dhe 2 grupe te FNSH kanë shkuar në vendngjarje dhe po krehin zonën për kapjen e autorit.

Ndërkohë janë ngritur disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Fierit.

Në fshatin Daullas është gjetur e djegur një makinë tip “Benz” e cila dyshohet se është e autorëve të ngjarjes.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat