Dimër i vështirë për Pogradecin, drutë me pakicë dhe shtrenjtë

Shqipëria

Dimër i vështirë për Pogradecin, drutë me pakicë dhe shtrenjtë

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 15:34
Pogradec

Një dimër i vështirë i pret zonat juglindore të vendit. Jo vetëm për shkak të temperaturave të ulëta por edhe për mungesën e madhe të lëndëve drusore që përdoren për tu ngrohur. Shërbimet pyjore e pranojnë se ky mund të jetë një vit dramatik sa i përket ngrohjes me dru.

Ulja e temperaturave ka sjellë edhe nevojën për ngrohje në juglindje të vendit.

Në Pogradec sipas të dhënave të administratorëve të fushave ku shiten lëndë drusore ky vit do të jetë i vështirë, pasi ka mungesa të mëdha.

"Pogradeci nuk plotëson dot nevojat totale për bashkinë."

Hekuran Hoxha, kryeinspektor i Shërbimit Pyjor në Pogradec, e pranon se kapacitetet pyjore të bashkisë së Pogradecit nuk përmbushin dot kërkesën për drutë e ngrohjes dhe rendit disa nga arsyet e kësaj situate.

"Kjo është për efekt të shumë dëmeve në të kaluarën, shfryrtëzimet pa kriter. Pyjet afër janë të degraduara që me kohë. Ato larg kanë vështirësi për ti shfrytëzuar. Këto që janë shkojnë për nevojat e objekteve shtetërore, çerdhe, kopshte."

Vetë qytetarët thonë se janë të detyruar që të blejnë lëndë drusore për ngrohje, ndërsa për shkak të rritjes së çmimeve dhe mungesëes në treg këtë vit ata mendojnë të blejnë më pak.

"Shumë shtrejtë, 35-40. Do marrim gjysmat."

Aktualisht, çmimi për një metër dru në Pogradec shkon nga 4 mijë deri në 4500 lekë të reja për metër kub.

 “Do të thotë që të rrish pa bukë dhe të ngrohesh vetëm me dru”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat