Fizika dhe Kimia në universitete, në rrezik

Shqipëria

Fizika dhe Kimia në universitete, në rrezik

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 16:23
Foto

Nga viti në vit të rinjtë të cilët preferojnë degët ekzakte si matematikë, fizike apo kimi ka ardhur në ulje.  Jemi ne degën e kimisë së përgjithshëm ku nga 100 kuota janë regjistruar vetëm 25 studentë. Problem mbetet fizika ku janë regjistruar vetëm 16 studentë.

“Po e shohim këtë proces në vijueshmëri 6 vitet e fundit. Kemi vënë re që fizika ka rënie qoftë në aplikim dhe regjistrim, edhe kimia ka dy vite shumë pak regjistrime, këtë e ka ndjerë edhe kimia industriale dhe mjedisore. Për fizikën jemi 14 nga 90 kuota, kimi 25 nga 100, kimi industriale 36 nga 100”.

Sipas zëvendës dekanes së Fakultetit të Shkencave të Natyrës, tre janë shkaqet që disa degë rrezikojnë mbylljen në vitet në vijim, duke sjellë një krizë në daljen e mësuesve për këto programe.

“Numri i ulët i nxënësve në sistemin parauniversitar, tregu i punës nuk janë shumë të favorizuar. Dhe faktori i tretë është rritja e pakontrolluar e kuotave në degët shumë të preferuara”.

Për drejtuesit e universiteteve, disa degë duhet të kalojnë në prioritet kombëtar.

“Janë një grup prog studimi si fizika, kimi dhe matematike që duhet të kalojnë prioritet kombëtar dhe trajtohen ndryshe. Që te kemi mësues në disiplinat shkencore”.

Edhe disa degë të gjuhëve të huaja rrezikojnë mbylljen, si rusishtja apo greqishtja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat