Identifikohen dy personat në avionin që ra në Vermosh, ja provat që ka siguruar policia

Shqipëria

Identifikohen dy personat në avionin që ra në Vermosh, ja provat që ka siguruar policia

Më: 25 tetor 2021 Në ora: 15:37
Vermosh

Policia dhe prokuroria identifikojnë dhe shpallin në kërkim dy personat që ndodheshin në bordin e avionit që tre javë më parë u rrëzua në zonën e Vermoshit në Malësinë e Madhe.

Burime zyrtare pranë grupit hetimor thanë se ata janë dy shqiptarë. Identifikimi i tyre është bërë pak ditë më parë në sajë të përgjigjes së ADN-së për shenjat e gishtave të fiksuara në avion, si dhe mbetjet biologjike të fiksuara aty.

Për shkak të hetimeve, emrat e dy të kërkuarve nuk bëhen me dije. Kjo pasi grupi hetimor është duke punuar për të zbuluar dhe identifikuar edhe personat e tjerë që ndihmuan për t’i larguar prej andej.

Policia ka mundur të sigurojë prova për mjetin tip fuoristradë, por ende nuk kanë rënë në gjurmët e shoferit.

Dyshohet se avioni po përdorej për transport droge dhe ra nga mbipesha.

Hetuesit po verifikojnë njëkohësisht nëse sasia prej 300 kg marijuanë e sekuestruar në Mal të Zi, vetëm një ditë pas rrëzimit të avionit kanë ose jo lidhje me njëra-tjetrën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat