Vodhi 990 mijë euro në Aeroportin e Rinasit, dënohet me 25 vite burg

Shqipëria

Vodhi 990 mijë euro në Aeroportin e Rinasit, dënohet me 25 vite burg

Më: 25 tetor 2021 Në ora: 17:14
Foto ilustrim

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 25 vite burg Aleks Pepën, i akuzuar për grup kriminal dhe vjedhje me dhunë. Ai u dënua për vjedhjen e 990 mijë eurove në vitin 2016 në pistën e Aeroportit të Rinasit.

Kujtojmë se për ngjarjen Papa u shpall në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli. Ai cilësohet si “truri” pas grabitjes dhe bashkë me dy bashkëpunëtorët e tij u identifikuar nga analizat e ADN-së dhe qelizat telefonike.

Këto të fundit tregua se në 30 qershor 2016 u lokalizuan nga antenat telefonike në  zonën e Rinasit.

Më 30 qershor 2016 dy persona të armatosur çanë rrethimin e aeroportit ndërsa drejtonin një automjet tip “Benz-Mercedez“ ngjyrë të kuqe. Një person i tretë i priste më pas në një makinë të vjedhur dhe roli i tij ishte t’i ndihmonte të largoheshin.

Papa bashkë me një person tjetër këputën me darë çelësat e derës së rrethimit të Aeroportit të Rinasit dhe më u futën me automjetin tip “Benz” dhe u afrua tek makinat e blinduara të një shoqërie sigurie, e cila ishte kontraktuar nga një bankë e nivelit të dytë në Tiranë për të transportuar sasinë e eurove nga Tirana, në drejtim të Rinasit, me qëllim transferimin e shumës financiare jashtë shtetit

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat