Dyshohet për helmim, fluks qytetarësh në spitalin e Krujës

Shqipëria

Dyshohet për helmim, fluks qytetarësh në spitalin e Krujës

Më: 25 tetor 2021 Në ora: 17:28
Foto ilustrim

Mbi 50 persona, kryesisht mosha të reja janë paraqitur në urgjencën e spitalit të Krujës me diarre dhe të vjella.

Gazetari i ABC Ahmet Zani raporton se pesë prej tyre janë në gjendje më të rënduar dhe ndodhen të shtruar, ndërsa të tjerët kanë marrë ndihmën e parë dhe janë dërguar në shtëpi.

Banorët e alarmuar dyshojnë se janë helmuar nga uji i pijshëm.

Ndërkohë, për të zbuluar nëse shkak për helmimet është bërë apo ju uji i pijshëm, epidemiologët e Krujës kanë ndërguar në ISHP mostra në Tiranë për t’u kryer analizat bakteriologjike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat