Diskutohej kredia për energjinë elektrike/ Kuvendit i ikin dritat

Shqipëria

Diskutohej kredia për energjinë elektrike/ Kuvendit i ikin dritat

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 11:39
Foto nga vendi i ngjarjes

Ndërpritet për disa minuta energjia elektrike në Kryesinë e Kuvendit, ku po zhvillohen mbledhjet e komisioneve parlamentare.

Pavarësisht shkëputjes, mbledhjet kanë vijuar normalisht.

Si për ironi, në momentin e ndërprejes së dritave, në zyrat e Kuvendit po diskutohej lidhur me investimet në rrjet nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. I pranishëm është edhe vetë administratori i OSHEE-së, Ardian Çela.

Nuk kanë munguar batutat e deputetëve që e kanë marrë me sportivitet situatën e krijuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat