Sali Berisha shpall kandidaturën për kryetar të PD

Shqipëria

Sali Berisha shpall kandidaturën për kryetar të PD

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 18:55
Sali Berisha

Nga qyteti i Kavajës, ish-kryeministri Sali Berisha ka shpallur kandidaturën për kryetar të Partisë Demokratike.

Berisha tha se do të jetë në garë për rikthimin në krye të PD.

Lideri historik i PD deklaroi gara do të jetë e barabartë për të gjithë kandidatët e tjerë.

“Do hapet një garë në të cilën çdo njeri që do hyjë në atë garë do ketë një garë të lirë. Natyrish, njëri prej tyre do të jetë dhe Sali Berisha. Besimi im tek ju është frymëzim për mua,  unë ju them ju se kisha 8 vite i larguar, dhe beteja u nis në rrethana të pazakonta. Unë besoj se tek demokratet dhe demokratët”, tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat