Vranësira dhe reshje shiu, si do jetë moti për sot

Shqipëria

Vranësira dhe reshje shiu, si do jetë moti për sot

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 07:13
Ilustrim

Bregdeti Shqiptar do të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve gjatë gjithë ditës sipas MeteoAlb. Ndërsa pjesa tjetër e vendit do të paraqitet me kthjellime dhe kalime vranësirash, të cilat më të dukshme do të jenë përgjatë kufirit Lindor Ku herë pas here do të pësojnë zhvillim të përkohëshem por nuk do të gjenerojnë reshje.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehte në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 22°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior-verilindor duke sjelle në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.

Rajoni dhe Europa; Gadishulli Skandinav dhe Europa Lindore MBETEN me vranësira te shumta të cilat do të sjellin reshje të dendura shiu te shoqëruar here pas here me stuhi afat-shkurtra ere. Po ashtu me vranësira dhe shira te dendur vijon situata e mkotit ne Jug te Italise. Ndërsa: pjesa tjetër e kontinentit Europian do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe vranësira te lehta.

Kosova; Masat ajrore të ftohta dhe të qëndrueshme vijojne ndikimin e tyre ne territorin e Kosovës duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese në pjesën më të madhe të vendit. POR në Verilindje vranësirat herë pas here do të bëhen përkohësisht më të theksuara.

Maqedonia e Veriut; Pjesa e parë e ditës në repubikën e MV do të dominohet nga kthjellimet dhe vranësirat kalimtare. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës parashikohet që vranësirat përkohësisht të behën më të dukshme, POR nuk do të krijojnë mundësi për reshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat