Përfshihet nga flakët automjeti në ecje, dyshohet se…

Shqipëria

Përfshihet nga flakët automjeti në ecje, dyshohet se…

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 14:34
Foto ilustrim

Një automjet është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të mërkure, në qytetin e Patosit.

Automjeti ndodhet në ecje e sipër teksa ka marrë flake, ndërsa paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti.

Fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz, ndërsa grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

“Sot rreth orës 13:50, në qytetin e Patosit, ka marrë flakë në ecje e sipër automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin D. K.Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat