Përfshihen nga flakët ish-kabinat e plazhit në Durrës

Shqipëria

Përfshihen nga flakët ish-kabinat e plazhit në Durrës

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 18:45
Foto ilustrim

Disa kabina në Durrës janë përfshirë nga zjarri.

Policia e Durrësit, bën me dije se rreth  orës 15:45, në vendin e quajtur tek “Ish-kabinat e plazhit”, në zonën e ‘Ilirias’ kishte rënë zjarr, në kabinën e shtetasit D.H.

Më pas zjarri është përhapur me shpejtësi edhe në kabina të tjera të pabanueshme.

Nga zjarri nuk ka persona të lënduar përveç dëmeve materiale në dy kabina të banueshme.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimi zjarrfikëses dhe shërbimet e Policisë ku është bërë e mundur fikja e zjarrit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat