Shpërthimi në Gërdec, dosja për Fatmir Mediun kalon në SPAK

Shqipëria

Shpërthimi në Gërdec, dosja për Fatmir Mediun kalon në SPAK

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 10:14
Fatmir Mediu

Dosja për hetimin e ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu ka kaluar në SPAK. Burime bëjnë me dije për ABC se prej disa ditësh Gjykata e Lartë ka çuar dosjen e Mediut në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion.

Kalimi është bërë pas vendimit të Gjykatës së Apelit për rihapjen e gjykimit ndaj ish-ministrit për çështjen “Gërdeci”. Tashmë SPAK duhet të veprojë duke regjistruar hetimin, për të vendosur nëse do kryejë hetime shpesë apo do e çojë çështjen në gjykim themeli.

Gjykata e Posaçme vendosi që të rihapë çështjen “Gërdeci”, duke nisur rigjykim për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu, për shpërthimin në mars të 2008 ku humbën jetën 26 persona.

SPAK iu drejtua në muajt e parë të vitit Gjykatës së Lartë me kërkesën për revokimin e vendimit të 2009 që pushoi çështjen ndaj Mediu me arsyetimin se nuk mund të gjykohet pasi ishte me imunitet. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat