“Shpërthen” Braçe: Mjaft më! Nuk mund të...!

Shqipëria

“Shpërthen” Braçe: Mjaft më! Nuk mund të...!

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 13:01
Erjon Braçe

I ashpër ka qenë në reagimin e tij deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe.

Ky i fundit nga vendi i vetë ka nisur të ngrejë tonet e zërit ndërsa i ka kërkuar kryeparlamentares së Kuvendit që mos të flasë lideri i PD-së, Lulzim Basha tërë kohës në seancë.

“Mbajt më! Nuk mund të flasë Basha gjithë kohës”, tha Braçe, teksa Basha tentonte që të merrte sërish fjalën e tij për replikë me zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj.

Ndërkohë, Nikolla i sqaroi Bashës se nuk mund ta merrte fjalën. “Nuk mund ta merrni fjalën, e keni marrë gjithë kohën sot. Ju lutem!”, -tha ajo.

Më pas Basha mori fjalën duke shtuar se; “Ministri doli këtu dhe përmendi emrin e një deputeti. Unë nuk përmenda asnjë emër, por vetëm fakte dhe njerëz të lidhur me fakte. Këto para dalin nga xhepat e shqiptarëve dhe thellojnë varfërinë. Kjo më intereson mua. Meqenëse u mor fjala për procedurë. Unë kërkova replikën dhe thashë që s’më duhet shumë kohë. Dijeni vendin tuaj, sepse edhe kur u negatroni, unë nuk ua ngatërroj. Çiraku është çirak, ustai është usta. Ustai ia ka mbathur për të mos pritur përgjigjen. Pra, ustai që do ta heqë fjalën nga hallet e shqiptarëve ia mbathi, çiraku ti mëshojë vendit dhe të kthejë përgjigje për propozimin tonë, sepse ulja e taksës në 6% është për shqiptarët. S’jemi këtu për ju, ne jemi këtu për një interes që është përtej interesit të PD, që për të bërë gjithçka që vendit t’i kthehet legjitimiteti. Jepini shqiptare atë që është e shqiptarëve, ulni TVSH në 6% për ushqimet e shportës.”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat