Nga jugu në veri, si parashikohet moti për ditën e sotme

Shqipëria

Nga jugu në veri, si parashikohet moti për ditën e sotme

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 07:16
Ilustrim

Dita nis me mot të kthjellët në të gjithë vendin tonë si pasojë e ndikimit të vlerave të larta barike. Por duke ju afruar mesditës parashikohet që të ketë shfaqje të vranësirave të pakta në zonën malore dhe pjesërisht në zonën e ulët, ndërsa vija bregdetare mbetet në ndikimin e motit të kthjellët dhe të ngrohtë, sipas meteoAlb.

Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në mëngjes, por do të vijojnë të rriten dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 24°C.Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi MBI 30 km/h nga drejtimi Jugor – Juglindor duke sjell në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim mbi 2 ballë.

Rajoni dhe Europa;

Europa Qëndrore dhe Rajoni i Ballkanit paraqiten me kthjellime dhe kalime vranësirash. Ndërsa Cikloni i Islandës ka pësuar zhvillim duke sjell në një pjesë të madhe të kontinentit mot të paqëndrueshëm, ku Europa Jugperëndimore dhe brigjet veriperëndimore të kontinentit do të jenë me vranësira të shpeshta dhe reshje shiu. Gjithashtu në ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme do të jetë Europa Veriore dhe Lindore.

Kosova; Repudlika e Kosovës ne pjesën e parë të ditës do të jetë në mbizotërimin e motit të kthjellët në pjesën më të madhe të vendit. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës parashikohet që në territorin e Kosovës të ketë kalime të lehta dhe të përkohëshme të vranësirave.

Maqedonia e Veriut; Mbeten prezente prej disa ditësh vlerat e larta barike në MV, duke bërë që kthjellimet të jenë dominuese në po thuajse gjithë 24-orëshin. POR hërë pas here në territorin e MV do të ketë vranësira kalimtare dhe të pakta, të cilat më të dukshme do të jenë në pjesën e dytë të ditës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat