Bardhi: Kjo gjë mund të ndihmojë SPAK-un!

Shqipëria

Bardhi: Kjo gjë mund të ndihmojë SPAK-un!

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 21:30
Gazment Bardhi

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka komentuar zhvillimet e fundit politike.

Ai foli ndër të tjera edhe për komisionin hetimor për zgjedhjet e 25 prillit. Bardhi theksoi se ka pasur pengesa artificiale nga mazhoranca për të bllokuar punën.

Sipas Bardhit, ky komision mund të ndihmojë SPAK-un në funksionin e tij kushtetues të ndjekjes penale.

Pjesë nga intervista në A2

“Prej ditës së parë të mbledhjes së komisionit ishte krijuar një situatë absurde në komisionin hetimor për masakrën zgjedhore të 25 prillit. Kishte një tendencë nga PS për të bllokuar punën. Sot kishte një reflektim të tyre. Më në fund miratuam miratimin e rregullores dhe zgjedhjen e sekretarit. Pengesat artificiale nuk kanë penguar punën e komisionit. Sot, ne kemi paraqitur një sërë kërkesash për të mbledhur informacion në institucionet shtetërore. Puna ka nisur me elementë të evidentuar në raportin e OSBE/ODIHR dhe tashmë është faktuar se në zgjedhjet e 25 prillit shteti dhe partia në pushtet u shkrinë në një”, tha Bardhi.

Çfarë më mund të bëjë më shumë komisioni hetimor se SPAK për hetimin e zgjedhjeve të 25 prillit?

“SPAK dhe Komisioni Hetimor kanë dy objekte të ndryshme pune. SPAK heton bazuar mbi të dhënat që ne kemi paraqitur dhe do të duhej të kishte një rezultat. Për fat të keq nuk ka asnjë zhvillim në atë drejtim. Ndërkohë, komisioni ka mision të kontrollojë funksionimin e institucioneve gjatë periudhës së fushatës, të dokumentojë shkrirjen e shteti dhe të partisë në pushtet në një. Çdo element që do të verifikohet nga komisioni do të paraqiten pranë prokurorive respektive. Hetimi parlamentar mund të ndihmojë SPAK në funksionin e tij kushtetues të ndjekjes penale, siç ka ndodhur edhe në çdo komision hetimor do të ketë në përfundim të tij një raport të plotë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat