Qyteti i Shëngjinit me 1400 afganë

Shqipëria

Qyteti i Shëngjinit me 1400 afganë

Më: 30 tetor 2021 Në ora: 22:20
Shëngjin

Qyteti i Shëngjinit ka strehuar deri me tani rreth 1400 afgan ku me shume prej tyre janë gra dhe fëmijë. Prej disa muajsh Jetesa e tyre ka marrë një rrjedhë tjetër. Ata tregojnë më tepër se si po gjenden në Shqipëri.

“Unë jam Muhamed Alahar, isha student në vitin e fundit në universitetin e Kabulit, por ju e dini si ndodhën gjerat dhe tani jam këtu. Njerëzit këtu janë shumë të sjellshëm sillen shumë mirë me ne. Të gjithë ne afganet këtu ndihemi shumë mire dhe dua ti falënderoj shqiptarët për atë se çfarë bënë për ne”.

“Kam në Shqipëri gati një javë, shqiptarët më duken paqësore dhe mikpritës, mjedisi është shumë i bukur. Unë s’kisha dëgjuar kurrë për Shqipërinë por ua rekomandoj shumë njerëzve tani, është shumë bukur. Dita jonë këtu kalon shumë mirë, bëjmë edhe kurse anglisht”.

“Ndihem e lumtur këtu, resorti është shumë i mirë, shqiptarët janë shumë të mirë, i duam, ky është një mjedisi i ri për ne”.

Nga ana tjetër Evianda Ndoka, Përkthyese pranë këtij komuniteti shprehet se për ata është një sfide me vete jetesa dhe përshtatja me njerëz të rinj të një kulture tjetër.

Pavarësisht sfidave që ata kane kaluar për të ardhur deri këtu mbeten falënderues ndaj Shqipërisë dhe mikpritjes që ata kanë gjetur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat