7 lëkundje në 48 orë/ Tërmetet dëmtojnë 62 banesa në Bulqizë, banorët në panik

Shqipëria

7 lëkundje në 48 orë/ Tërmetet dëmtojnë 62 banesa në Bulqizë, banorët në panik

Më: 31 tetor 2021 Në ora: 08:57
Shqipëri

Statistika të frikshme për Bulqizën, e cila vijon të përballet me lëkundjet e tërmetit.

Në 48 orët e fundit janë ndjerë 7 lëkundje tërmeti. Ndërkohë nga lëkundja e fuqishme e mëngjesit të së premtes e cila ishte me magnitudë 4.5 rihter numri i banesave të dëmtuara ka shkuar në 62 në të gjithë Bulqizën.

Kjo ka futur në panik banorët, të cilët po kërkojnë të strehohen përkohësisht në çadra. 

Kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla,  bën të ditur se dëme janë shënuar pothuajse në të gjitha njësitë administrative, ku mes tyre veçohet dëmtimi i dy pallateve në Bulqizë dhe dy në Krastë.

Duke qenë se Bulqiza është zonë sizmike banorët po qëndrojnë në ankth nga frika e lëkundjeve më të forta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat