Aksidentoi këmbësorin, arrestohet shoferi i dehur

Shqipëria

Aksidentoi këmbësorin, arrestohet shoferi i dehur

Më: 31 tetor 2021 Në ora: 13:53
Foto ilustrim

Policia e Durrësit ka arrestuar një 56-vjeçar, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur ka aksidentuar një këmbësor. I lënduari 88 vjeç ndodhet në spital, në gjendje të rëndë.

“S. H., 56 vjeç, banues në lagjen Nr.16, Durrës, pasi duke drejtuar mjetin e tij në gjendje të dehur ka aksidentuar këmbësorin shtetasin S. K., 88 vjeç, banues në lagjen Nr.17, Durrës, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetësore,” thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu, policia ka arrestuar një shofer 26-vjeçar, pasi në fshatin Nikë të Krujës, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rruge. Për pasojë ka marrë lëndime vetë drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri.

 “F. Xh., 26 vjeç, banues në fshatin Nikël Krujë, pasi duke drejtuar mjetin e tij në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rruge, si pasojë është lënduar vetë drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri H. Xh., 29 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën,” thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat