LSI: Buxheti i shëndetësisë për 2022 në shërbim të oligarkëve

Shqipëria

LSI: Buxheti i shëndetësisë për 2022 në shërbim të oligarkëve

Më: 6 nëntor 2021 Në ora: 12:41
Besnik Jakaj

Kryetari i Komisionit të Shëndetësisë në LSI, Besnik Jakaj në një deklaratë për mediat u shpreh se buxheti i shëndetësisë për 2022 nuk është i mjaftueshëm.

“Qeveria e rilindjes ka qenë refuzuese dhe peng i interesave klienteliste, prandaj edhe pasojat nga pandemia kanë qenë tepër të rënda me mijëra jetë njerëzish të humbura, qindra mijëra të tjerë që e kaluan të vetëm pa asnjë ndihmë mjekësore e financiare infektimin nga Covid dhe mijëra të tjerë që vuajnë pasojat afatgjata të Covidit”, deklaroi ai.

Sipas tij buxheti është në shërbim të oligarkëve.

Deklarata e plotë e kryetarit të Komisionit të Shëndetësisë në LSI, Besnik Jakaj:

Të dashur qytetarë!

Departamenti i Shëndetësisë dhe i Çështjeve Sociale në Lëvizjen Socialiste për Integrim në mënyrë të vazhdueshme jo vetëm ka denoncuar keqmenaxhimin kritik dhe abuzimin në sistemin shëndetësor nga qeveria e rilindies, por ka propozuar në mënyrë të vazhueshme zgjidhje të bazuara në ekspertizë profesionale me qëllimin e vetëm për mirë menaxhimin e sistemit shëndetësor dhe fondeve publike në shëndetësi.

E kemi bërë gjithmonë, por e kemi kryer me shumë seriozitet dhe këmbëngulje sidomos në situatën e pandemisë për përballimin e saj sa më të mirë.

Qeveria e rilindjes ka qenë refuzuese dhe peng i interesave klienteliste, prandaj edhe pasojat nga pandemia kanë qenë tepër të rënda me mijëra jetë njerëzish të humbura, qindra mijëra të tjerë që e kaluan të vetëm pa asnjë ndihmë mjekësore e financiare infektimin nga covid dhe mijëra të tjerë që vuajnë pasojat afatgjata të covidit.

Duke analizuar me kujdes projektbuxhetin e vitit 2022 në konsultë me ekspertët më të mirë.

Vërehet një pamjaftueshmeri e plotë e buxhetit për një shërbim shëndetësor cilësor për qytetarët.

Por edhe një shpërndarje e ç’ekulibruar dhe klienteliste e fondeve në sistemin shëndetësor, gjë që bën të pamundur për të përballuar nevojat aty ku janë me jetike dhe më të rëndësishme.

Nuk parashikohet një mbështetje e detajuar për përballimin e pandemisë.

Nuk parashikohet asnjë mbështetje financiare e dedikuar për qytetarët që do infektohen në vazhdimësi nga sars covid-2 e as për personelin shëndetësor që do e përballojë këtë situatë.

Edhe pse pandemia, tronditi thellë ekuilibrat shoqërorë dhe ekonomikë nuk parashikohet rritje e pagave për personelin shëndetësor, që vazhdon të ketë pagat më të ulëta në rajon.

Këtë personel mjekësor, kjo qeveri e përdor vetëm për propagandë.

Ka një tendencë për rikonstruksion apo ndërtim të qendrave shëndetësore në zonat e braktisura nga banorët e sigurisht nga personeli shëndetësor.

Por, sigurisht edhe në buxhetin e vitit 2022 janë parashikuar të gjitha paratë për koncensionet abuzive në shëndetësi, të cilat nuk sjellin asnjë përfitim në drejtim të shërbimit shëndetësor për qytetarët, por përkundrazi ato ndahen mes qeverisë e oligarkëve.

Në mënyrën më të paligjshme edhe në këto muaj të rëndë të pandemisë mjekët e familjes detyrohen të harxhojnë pjesën më të madhe të kohës në shërbim të chek up-it, për të cilin paratë i mer koncensionari e punën e bëjnë qendrat shëndetësore dhe mjekët e families.

Sistemi shëndetësor është në kolaps nga paaftësia, keqmenaxhimi e korrupsioni i qeverisë.

Kjo është thënë qartë nga të gjitha institucionet ndërkombëtare që merren me matjen e indikatorëve shëndetësorë.

Departamenti i Shëndetësisë në Lëvizjen Socialiste për Integrim ka nisur një seri konsultimesh me mjekët, farmacistët , infermierët e të gjithë profesionistët e shëndetit, si dhe me grupet e interesit që të bëjmë të gjitha përpjekjet tona që sistemi shëndetësor të përmbushë nevojat bazike të shqiptarëve që qeverisja rilindase i ka vënë në rrezik të madh me papërgjegjshmërine e saj.

Deputetët e LSI, do bëjnë në mënyrë të vazhdueshme propozime për evidentimin e situatës së rëndë në komisionet parlamentare e në seancat plenare në Parlament.

LSI do të jetë gjithmonë në këmbë për të propozuar zgjidhje në mbrojtje të shëndetit e jetës së qytetarëve, por edhe për të drejtuar gishtin mbi korrupsionin dhe administrimin propagandistik të rilindjes që bie mbi shëndetin e shqiptarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat