Kthjellime apo reshje shiu? Si parashikohet moti këtë javë

Shqipëria

Kthjellime apo reshje shiu? Si parashikohet moti këtë javë

Më: 8 nëntor 2021 Në ora: 17:10
Ilustrim

Edhe në këtë javë që sapo ka hyrë, moti parashikohet të jetë i qëndrueshëm, edhe pse nuk do të mungojnë vranësirat kalimtare.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, ditën e sotme moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash, hera-herës të dendura. Në zonën e veriperëndimit dhe jugperëndimit, në momentin e zhvillimit të vranësirave, do të ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe shtrëngata lokale.

Për ditën e martë parashikohet një përmirësim i lehtë i kushteve meteorologjike. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash. Në orët e para të mëngjesit, në zonën e veriperëndimit, parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe shtrëngata lokale.

Për ditët e mbetura të javës moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash, hera-herës deri të dendura. Vranësirat do të jenë më të pakta dhe moti do të jetë kryesisht i kthjellët për ditën e enjte dhe atë të premte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat