Aksident i rëndë në Tale

Shqipëria

Aksident i rëndë në Tale

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 15:15
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin rrugor që lidhet me bregdetin e Tales, me superstradën Lezhë-Milot.

Ngjarja ka ndodhur në afersi të një biznesi, pranë kryqëzimit të Shënkollit, ku nje automjet tip "Benz" është përplasur me një kamion të ngarkuar me mjete ndërtimi.

Drejtuesi i mjetit ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spitalin rajonal të Lezhës.

Ndërprerja e rrugës nga kamioni dyshohet të jetë shkak i aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat