Dyshime se dy viktimat janë ekzekutuar nga vrasës me pagesë, zbulohen pistat kryesore ku po heton policia

Shqipëria

Dyshime se dy viktimat janë ekzekutuar nga vrasës me pagesë, zbulohen pistat kryesore ku po heton policia

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 10:20
Pamje nga vendi i ngjarjes

Dy persona kanë mbetur të vrarë me armë zjarri mbrëmjen e së shtunës në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e ‘Astirit’, ku persona të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri drejt një automjeti tip ‘Audi A7’. Për pasojë kanë mbetur të vrarë drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri.

Hetuesit kanë hedhur dyshime se kemi të bëjnë me një ngjarje të mirëorganizuar dhe vrasësit kanë qenë profesionist, ku e kishin të qartë objektivin. Edhe pse mjetet ishin në lëvizje, pothuajse të gjithë plumbat që janë zbarazur nga armët e tyre kanë kapur automjetin “Audi”. Për këtë shkak hetuesit kanë hedhur dyshime se kemi të bëjmë me një grup vrasësish me pagesë. Të paktën 6 persona kanë marrë pjesë në krimin e rëndë, ku secili ka pasur rolin e tij. Hetuesit kanë sekuestruar dhjetëra kamera sigurie, e po punojnë për identifikimin e autorëve, ku ka dyshime se autorët që ishin në automjetin “Toyota” informoheshin për lëvizjet e Mihasit dhe Dumanit.

Ndërkohë burime nga grupi hetimor dyshojnë se brenda mjetit që u gjet i djegur në Thumanë, ishin 3 persona, shoferi dhe dy të tjerë që kanë qëlluar drejt audit të bardhë. Gjithashtu të paktën 2 persona të tjerë i kanë ndihmuar ato, për ti larguar nga Thumana, ku autorët dogjën edhe automjetin që përdorën gjatë krimit. 32-vjeçari Mihasi, emri i të cilit ishte mjaft i njohur për drejtësinë, pasi ishte përfshirë në disa ngjarje të rënda kriminale dyshohet se ishte objektivi kryesor i atentatit me dy viktima. 

Kujtojmë se rreth 2 orë pas ngjarjes në zonën e Thumanës është gjendur një makinë e djegur plotësisht, e cila dyshohet se është e autorëve të vrasjes.

Brenda makinës janë gjendur edhe 2 kallashnikovë, armë me të cilat dyshohet se u krye atentati me 2 të vrarë në zonën e Astirit.

Targat e mjetit ‘Toyota’, që u gjet i djegur janë AA 532 ON dhe rezultojnë të vjedhura në Tiranë.

Ndërsa përplasja mes grupeve kriminale dhe larja e hesapeve mes tyre është pista kryesore që janë përqendruar hetimet për zbardhjen e ngjarjes së rëndë. 

Deri me tani, për tu marre ne pyetje në komisariatin e Tiranës, janë shoqëruar 15 persona, ndërsa nuk ka asnjë të dyshuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat