Shpërthen bombola në banesë, lëndohet 68-vjeçari

Shqipëria

Shpërthen bombola në banesë, lëndohet 68-vjeçari

Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 16:11
Foto ilustrim

Një shpërthim bombole në banesë ka ndodhur ditën e sotme në Shijak.

Si pasojë është lënduar shtetasi R. B., 68 vjeç, banues në Shijak, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

"Me datë 16.11.2021, rreth orës 15:30, dyshohet si pasojë e shpërthimit e një bombule gazi në banesë, është lënduar shtetasi R. B., 68 vjeç, banues në Shijak, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën." - njofton policia. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat